Shiriti i Ronaldos po shitet nË ankand

Shiriti që Ronalado hodhi pas ndeshjses së Protugalin me Serbinë u mor nga një punëtor i stadiumit dhe tani po shitet për të ndihmuar në pagimin e trajtimit të një foshnje gjashtë muajshe me probleme kurrizore.

Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në tokë me neveri pas ndeshjes kualifikuese të Portugalisë në Kupën e Botës kundër Serbisë po nxirret në ankand për të paguar trajtimin mjekësor të një foshnje.

Ronaldo hoqi shiritin dhe e përplasi atë në terren pasi pa golin e tij të anullohej në minutën e fundit në barazimin 2-2 të Portugalisë në Beograd javën e kaluar.

Tani një organizatë bamirëse, e cila po mbledh para për një djalë gjashtë muajsh nga Serbia me atrofi muskulore kurrizore për t’iu nënshtruar një operacioni, ka arritur të sigurojë shiritin dhe po e nxjerr në ankand.

Sipas medias, organizata bamirëse e siguroj shiritin nga një punëtor i stadiumit i cili e mori atë pasi Ronaldo e hodhi atë dhe u larguar nga fusha përpara se të binte bilbili për përfundimin e lojës.

Grupi tha që shiriti, i cili është blu me shkronjën e madhe C në të bardhë, do të vihet në një ankand online për tre ditë.

Ndërsa sjellja arogante e Ronaldos është kritikuar gjerësisht,por duket se veprimet e tij mund të kenë një rezultat pozitiv në fund të fundit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme