Barcelona dhe Real Madrid takohen me agjentin Mino Raiola PËr haAland

Agjenti i Erling Braut Haaland Mino Raiola është takuar me Barcelonën dhe Real Madrid për të biseduar lëvizjen për sulmuesin e Borussia Dortmund.

Babai i Haaland, Alf Inge, u bashkua me Raiolën në bisedime me presidentin e Barcës Joan Laporta dhe Realin Florentino Perez. 

 “Të gjithë do dalin të fituar nga kjo histori,” tha ai.

Me Barçën e cila është zhytyr në borxhe të mëdha dhe është duke u përpjekur të bindë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë Lionel Messi të qëndroj në klub përtej kësaj vere, mediat thanë për yllin 20-vjecar Haaland  se pala katalanase “nuk duan të ndalojnë së konkurruari “me më të mirët e Evropës.

 “Ata duan të bëjnë biseda me emrat më të mëdhenj,” shtoi ai.

Real Madrid ka lënë para mënjanë, por synimi i tyre kryesor është sulmuesi i Paris St-Germain dhe Kylian Mbappe, me Haaland shihet si një opsion i zgjedhjes së dytë.

 Haaland, kontrata e të cilit në Dortmund nuk mbaron deri në verën e 2024, mendohet se vlen rreth 150 milion euro (128 milion).

 Me 21 gola të Bundesligës tashmë këtë sezon, dhe pasi muajin e kaluar arriti 20 gola të Champions League në vetëm 14 paraqitje, Haaland e ka vendosur veten si një nga lojtarët më të lakmuar në Evropë.

 Manchester City po e shikon atë si një zëvendësim pas largimit të Sergio Aguero në verë.

 “Ne kemi dëgjuar tashmë nga Mino Raiola që mbase ai mendoi se ishte një ide e mirë si fillim për të qëndruar në Borussia Dortmund për disa vjet, por ndoshta Haaland është në gjendje të transferohet në një klub më të madh.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme