ÇfarË ndodhi me sulmuesin e Manchester United?

Sulmuesi i Manchester United çaloi gjatë fitores 2-0 ndaj Kazakistanit, por pas kontrolleve është vërtetuar se nuk është ndonjë gjë serioze.

Didier Deschamps ka folur mbi dëmtimin e Anthony Martial përpara ndeshjes së Francës me Bosnjë-Hercegovinën.

Sulmuesi i Manchester United u detyrua të dilte nga fusha me një problem në gju gjatë fitores së tyre 2-0 ndaj Kazakistanit fundjavën e kaluar.

Martial mund të jetë i padisponueshëm për ndeshjen kualifikuese finale të Kupës Botërore të Francës, por Deschamps është i vendosur se problemi nuk është “asgjë serioze”, dhe kjo është një lehtësim për Manchester United.

Anthony ka një problem të vogël në gju. Asgjë nuk është vendosur ende (nëse ai mund të përballet me Bosnjë-Hercegovinën), ” tha trajneri i Francës në një konferencë shtypi para ndeshjes.

“Ai nuk do të marrë pjesë në seancën stërvitore pak më vonë. Por ta shohim nesër situatën e tij..”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme