F1Kryesore

Verstappen paralajmëron : 9 gara në 11 javë, do të jetë kufiri i ekipeve të Formula 1 .

Max Verstappen beson se shpërndarja e 9  garave në 11 fundjava në Formula 1 është “kufiri” dhe shpreson të kthehet me një orar më të rregullt në  vitin 2021.

Me anullimin e  kalendarit të planifikuar për vitin 2020, si pasojë e pandemisë Covid -19, bosët e F1 kanë rishikuar me kujdes  shpërndarjen kalendarike të garave .Ata kanë arritur të hartojnë një orar në të cilin kanë bashkuar në një seri të vetme tre gara radhazi për të filluar sezonin.

Sezoni u hap në fillim të Korrikut me garat e zhvilluara radhazi në Austri, i ndjekur nga sezoni  tjetër në Hungari për të formuar treshen e parë të raundeve.

Pas një fundjave pushim, skuadrat filluan një seri prej tre garash radhazi, dy në Silverstone dhe një në Circuit de Barcelona-Katalunya,për ti hapur rrugë goditjes së trefishtë mbi Spa-Francorchamps, Monza dhe Mugello fundjavën e ardhshme .

Të gjitha ekipet i kuptojnë nevojat tregtare dhe kontraktuale për të kursyer një sezon prej të paktën 15 garash, ndërsa njoftohet një zgjatje e planifikuar kalendarike, përfshirë një kthim në Turqi plus dy gara në Bahrein dhe një në Abu Dhabi .

Muajin e kaluar, drejtori i ekipit McLaren Andreas Seidl tha se koncepti i një koke të trefishtë “mund të mos jetë standardi i ri në të ardhmen” për shkak të tensionit që ai vendos në ekipet e garës.

“Mendoj se është mirë për momentin. Vërtet kemi pasur një pushim të gjatë më parë, por fundjavat radhazi nuk do të jenë aq produktive pa një pushim midis tyre”

Sigurisht që ne do ta pranojmë këtë moment. Ne duhet të rimarrim garat, kështu që  thjesht duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën, nuk kemi zgjidhje tjetër ”komentoi Verstappen gjatë Grand Prix Spanjoll   fundjavën e kaluar.

 

Shoferi i Williams, George Russell ka thënë se i pëlqen të jetë vazhdimisht në rrugë dhe se ky  sezon i kujton kohën e tij në karting, kujtime me shije shumë të mirë për të .

Russell është më shumë i shqetësuar për mirëqenien e skuadrave , ku së fundmi kanë luajtur dy “kokë-trefishe” dhe do të largohen për në Belgjikë javën e ardhshme, e ndjekur menjëherë nga dy fundjavat në Monza dhe Mugello, ku së fundmi ata luajtën dy kokë trefishe.

“Normalisht që unë e dashuroj këtë lloj sezoni, por ky është një ekip sportiv dhe mendoj për djemtë dhe vajzat të cilët po punojnë fort çdo ditë, duke “fluturuar” nga gara në garë  shumë larg shtëpisë “

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.