Valencia pas Komentit racist largohet nga fusha…

Valencia u largua nga fusha gjatë humbjes së së Dielës 2-1 në La Liga në Cadiz pas një komenti të pretenduar racist, para se të kthehej më vonë për të përfunduar ndeshjen.

Mouctar Diakhaby reagoi furishëm pas një përplasjeje në pjesën e parë me Juan Cala të Cadiz dhe foli me gjyqtarin.

Lojtarët e Valencia u larguan nga fusha në shenjë proteste dhe klubi tha se Diakhaby, 24 vjeç, “mori një fyerje racore”.

Ai më vonë kërkoi nga shokët e tij të skuadrës që të ktheheshin dhe ata rifilluan lojën por pa Diakhaby, i cili u zëvendësua.

Mbrojtësi i Valencias, Jose Gaya tha pas ndeshjes se skuadra ose duhej të rifillonte të luante ose të rrezikonte një zbritje të pikëve.

Diakhaby na tha se ai dëgjoi një fyerje raciste kështu që të gjithë dolëm nga fusha,” i tha Gaya medias spanjolle.

Na thanë që duhej të luanim sepse nëse nuk do ta bënim, ata do të na hiqnin tre pikë.

“Diakhaby na kërkoi të luanim. Ne nuk do ta kishim bërë nëse ai nuk do të na e kërkonte. Ai tha se nuk ishte në gjendjen e duhur psikologjike për të vazhduar lojën, Ai është i shkatërruar.”

Loja ishte 1-1 në atë kohë, me Kevin Gameiro që kishte barazuar pasi mbrojtësi spanjoll Cala hapi rezultatin për Cadiz.

Cala, 31 vjeç u zëvendësua gjithashtu në pjesën e parë, para se goli i Marcos Mauro në minutën e 88-të i dha Cadiz një fitore 2-1.

Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Mouctar Diakhaby,” tha Valencia për vendimin për t’u kthyer në fushë.

Ekipi ka mbajtur një takim dhe vendosi të vazhdojë lojën, në mënyrë që të luftojë për nderin e klubit, por të denoncojë racizmin e çdo lloji.”

Gaya tha se ai kishte dëgjuar komentin që Cala i bëri Diakhaby.

Ai shtoi:

Ishte një fyerje shumë e shëmtuar të cilën unë nuk do ta përsëris. Ne nuk kemi qenë në gjendje të flasim me Cala sepse ai ishte lojtari i fundit që u largua nga fusha. Jam i sigurt që ai tha diçka. Ishte një lojë shumë e çuditshme.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme