Ufc: pesha e rëndë Pessoa ka përdour ‘doping’?!

Aug 10, 2019; Montevideo, MO, Uruguay; Ciryl “Bon Gamin” Gane (red gloves) vs. Raphael Pessoa “Bebezao” Nunes (blue gloves) during UFC at Antel Arena. Mandatory Credit: Jason Silva-USA TODAY Sports

Pesha e rëndë braziliane Raphael Pessoa e ka pranuar pezullimin dy-vjeçar të dhënë nga Agjencia ‘Anti-Doping’ pasi bëri një shkelje të dytë të politikës ‘anti-doping’ të UFC-së.

Zyrtarët e USADA njoftuan masën e marrë të hënën.

Në të vërtetë kishte tre shkelje “që përfshinin përdorimin e një substance të ndaluar, test pozitive për atë substancë si dhe shmangie të mbledhjes së mostrës” që u kombinuan të gjitha bashkë në një masë të marrë.

32 vjeçari Pessoa Nunes, u testua pozitiv për hidroklorotiazid (HCTZ), si rezultat i mostrave të urinës të mbledhura më 9 shkurt, 2021, 15 shkurt 2021, 16 shkurt 2021 dhe 4 mars 2021 ”, shkruan zyrtarët e USADA në një deklaratë.

HCTZ është një substancë e specifikuar në klasën e agjentëve diuretikë dhe maskues dhe është e ndaluar në çdo kohë nën Politikën Anti-Doping të UFC-së.

Sportisti gjithashtu shmangu mbledhjen e mostrave më 25 janar dhe 28 janar 2021, duke refuzuar ose tentuar që mbledhja e mostrës të dështonte, pa asnjë dyshim që kjo është një shkelje e dopingut sipas Politikës Anti-Doping të UFC-së.

Pessoa kishte marrë më parë një pezullim një vjeçar për të njëjtën substancë të ndaluar që zgjati deri më 4 Mars 2021.

Ky pezullim i dytë u bë retroaktiv deri më 9 shkurt, e cila ishte data kur u mblodh mostra e tij e parë pozitive.

Kjo do të thotë që Pessoa nuk do të ketë të drejtë të garojë përsëri deri në shkurt 2023 sapo të skadojë ky pezullim i fundit.

Pessoa aktualisht është 1-2 në karrierën e tij në UFC me një fitore ndaj Jeff Hughes dhe humbje ndaj Tanner Boser dhe Ciryl Gane me luftën e tij të fundit që u zhvillua në korrik 2020.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme