Tomas Strakosha trashëgon virtytyin më të vyer nga babi i Tij!!

Portieri legjendar, Foto Strakosha është cilësuar si një ndër portierët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke shkruar historinë si në aspektin individual ashtu dhe në atë Kombëtar.

Foto Strakosha ka hyrë në historinë e futbollit grek me 14 penallti të pritura, ku pas tij vijnë Xhiorxhos Davkos me 13 penallti dhe Nikos Sarganis me 11 penallti të pritura.

Me një karrierë të gjatë në futbollin grek, Strakosha akoma mbahet mend në shtetin helen, teksa ka qenë gazeta e njohur greke ‘Typos-i.gr” e cila i ka kushtuar një shkrim Strakoshës duke e cilësuar si një ndër më të mirët që ka luajtur në futbollin grek, ku specialiteti i tij ishte pritja e penalltive.

Të gjithë mund ta kenë fiksuar mirë Foto Strakosha që ishte një specialist në pritjen e penalltive. 

Nuk ishte e lehtë për të ndaluar sulmuesin e Panathinaikosit, Dimitris Saravakos nga 11 metërshi, por Strakosha e bëri kur të dy u përballën me njëri tjetrin.

Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë në Greqi nga 1991 në 2005 ai arriti të priste 14 penallti.

Arsyeja për të kujtuar babanë është djali Tomas Strakosha dhe menyrën sesi ndaloi Lautaro Martinez dhe mesfushorin Naingolan në ndeshjen ndaj Interit në 2019, duke dërguar Lacion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

Siç bëri me Dibalën disa javë më vonë në Torino.

Kur e pyetën gazetarët për sekretin e penalltive, ai u shpreh se e kishte trashëguar nga babai i tij.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme