Thashethemet e Transferimit: manchester united bën Gati 90 milion £ për Harry kane …

Pronarët e Manchester United janë të gatshëm të japin një ofertë prej 90 milion £ për kapitenin e Tottenham dhe Anglisë, 27 vjeçarin Harry Kane.

United gjithashtu u është bashkuar Tottenham dhe West Ham në garën për të nënshkruar me portierin anglez të West Brom, 28 vjeçarin Sam Johnstone, duke u përgatitur për largimin e spanjollit 30 vjeçarë David de Gea, këtë verë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të kthej sytë te portieri anglez i Aston Villa 35 vjeçari Tom Heaton.

Ish mbrojtësi i Anglisë, Sol Campbell është ndër ata që kanë aplikuar për të zëvendësuar Aidy Boothroyd si menaxher i Anglisë Under-21.

46 vjeçari Campbell, i cili filloi karrierën e tij menaxheriale me Macclesfield në League në 2018, ka qenë pa punë që nga largimi nga Southend United në Qershor 2020.

Real Madrid po monitoron sulmuesin e Manchester Cityt dhe Anglisë, 26 vjeçarin Raheem Sterling, i cili mund të largohet nga Etihad për 75 milion.

Menaxheri i Everton Carlo Ancelotti dëshiron të sjellë në Goodison Park sezonin e ardhshëm sulmuesin e Real Madrid dhe Uellsit 31 vjeçarin Gareth Bale, i cili është i huazuar në Tottenham këtë sezon.

Chelsea mund të hyj në rivalitet me Manchester United dhe Liverpool për nënshkrimin e anësorit anglez Jadon Sancho pasi Borussia Dortmund uli çmimin e tyre të kërkuar për 21-vjeçarin.

Leeds United është i interesuar për anësorin 21-vjeçar Hollandez të Club Bruges, Noa Lang.

Ndërsa mbrojtësi 34-vjeçar David Luiz hyn në dy muajt e fundit të kontratës së tij me Arsenalin, përfaqësuesit e tij kanë filluar të kërkojnë një klub të ri për brazilianin dhe kanë ofruar shërbimet e tij për një klub në SHBA.

Bayern Munchen është i interesuar për mesfushorin e Inter Milanit, 22 vjeçarin Achraf Hakimi. Arsenali gjithashtu ka interes për Spanjollin.

Tottenham do të kërkojë për një sulmues tjetër gjatë verës, pasi ata nuk pritet të marrin opsionin për ta bërë lëvizjen e huazuar të Brazilit 26-vjeçarin Carlos Vinicius nga Benfica.

Mesfushori 24-vjeçar i Norwich City Emi Buendia është shumë i kërkuar, me Leeds United që konsideron të bëjë një lëvizje për Argjentinasin.

Anësori holandez 26 vjeçarë Anwar El Ghazi, do të mbetet në Aston Villa sezonin e ardhshëm pasi shefi Dean Smith vendosi të mos e largonte 26-vjeçarin.

Borussia Dortmund është e interesuar të nënshkruajë mesfushorin 27-vjeçar të Anglisë Alex Oxlade-Chamberlain nga Liverpool në verë.

Barcelona ka kontaktuar me përfaqësuesit e mesfushorit të Flamengo Gerson ndërsa ata shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit të brazilianit 23-vjeçar.

Sulmuesi holandez i Lyon, 27 vjeçari Memphis Depay, është aq i etur të nënshkruajë për Barcelonën saqë ai tashmë ka filluar stërvitjen në shtëpi në qytetin katalanas.

Massimiliano Allegri ka deklaruar rikthimin e tij në menaxhimin e futbollit dhe është duke u lidhur me një kthim në Juventus, ndërsa Real Madrid shihet si një mundësi tjetër për 53-vjeçarin Italian.

Roma dhe Inter Milan janë në garë për nënshkrimin e mesfushorit 25-vjeçar të Cagliarit në Uruguaj, Nahitan Nandez.

Bayern Munchen po udhëheq garën për të nënshkruar mesfushorin anglez 17-vjeçar të Aston Villa Carney Chukwuemeka.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme