teuta pëson humbje të RëndËsishme.

Teuta bëri një perfomancë të mirë në Korçë duke ruajtur vendin e parë, por në fund durrsakët kanë pësuar edhe një humbje të rëndësishme në skuadër.

Lorenco Vila, me kartonin e verdhë që mori dje do të mungojë në ndeshjen e radhës me Tiranën.

22-vjeçari konsiderohet si pikë fortë për skuadrën, pasi në fazën e parë dhe të tretë Teuta ka avancuar me golat e Lorenco Vilës.

Pra, i bie që trajneri Martini të ketë një mungesë të rëndësishme në javën e 29-të, ku të premten Teuta pret Tiranën në Durrës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme