Supernova Capital jep lajme të mira për të ‘çmendurit’ e lojrave online…

Kompania private e kapitalit ‘Supernova Capital’ ka njoftuar blerjen e ‘Player1 Events’ nga shitësi i lojrave me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ‘GAME’.

Marrëveshja do të bëjë që firma e kapitalit të jetë përgjegjëse për organizimin e ‘Insomnia Gaming Festival’, një ngjarje me qendër në Angli e planifikuar të zhvillohet në gusht 2021.

Sipas publikimit, data varet nga kufizimet e COVID.

Fletcher foli për blerjen duke thënë:

“Ne kemi vështruar që gjatë vitit të kaluar kërkesa për ngjarje ka qenë në rritje të dukshme, si pasi interesi për esportet është rritur në mënyrë dramatike, por edhe njerëzit dëshirojnë të kthehen në atmosferën e të qenit në një ngjarje live.”

“Ne do bashkojm lojtarë të të gjitha moshave dhe lojtarë të të gjitha niveleve në ngjarje frymëzuese drejtpërdrejt. Shpresojmë që së shpejti të jemi në gjendje të bëjmë njoftime për ngjarjet e vitit 2021.”

Krahas kthimit të Fletcher, blerja do të përfshijë të gjithë stafin e ‘Player1 Events’.

Stafi do të punojë në mbajtjen e Insomina në 2021, si dhe organizimin e ngjarjeve të tjera të vendosura në Angli dhe jashtë në 2022 dhe më gjerë.

Shitja e ‘Player1 Events’ shënon blerjen e dytë në të cilën është përfshirë ‘GAME’ gjatë dy viteve të fundit.

Sarah Hodgson, Drejtore e Financave në Mbretërinë e Bashkuar në GAME Digital, gjithashtu komentoi:

Festa e Lojërave Insomina është një datë e rëndësishme në kalendarin e lojrave për të sjellë lojtarë së bashku për të luajtur lojërat që ata duan. Ngjarja gjithmonë ka pasur një tërheqje të madhe dhe ne shpresojmë të shohim se çfarë mund të bëjnë Craig dhe ekipi i Supernova në të ardhmen. “

Total
6
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme