Statistikat për gjysmëfinalen e Champions League. Kush fiton Manchester city apo psg?!!

Manchester City do të ndeshet në gjysmëfinalen e Champions League të martën me Paris St-Germain “si gjithë ndeshjet”, thotë menaxheri Pep Guardiola.

Udhëheqësit e Premier League kanë një avantazh 2-1 në ndeshjen e tyre të dytë në Etihad Stadium ndërsa po përpiqen të arrijnë në finalen e tyre të parë të Champions League.

“Mos mendoni shumë por fitoni ndeshjen u them djemëve” – tha Guardiola

“Është i njëjti mesazh gjashtë muajve të fundit.”

50 vjeçari Guardiola, ka fituar dy herë me Barcelonën.

Ne duhet ti afrohemi kësaj loje si asnjëherë tjetër,” shtoi ai.

“Ne duhet të fillojmë me një avantazh të vogël, por duhet të luftojnë për të fituar ndeshjen. Kjo është gjithçka që duhet të bëjmë.”

Manchester City nuk ka shqetësime të reja përsa i përket dëmtimeve.

PSG mund të jetë pa yllin e tyre Kylian Mbappe pasi fituesi i Kupës së Botës pas një dëmtimi në muskul të Shtunën.

Por Guardiola pret që 22-vjeçari të shfaqet.

“Mbappe do të luajë, dhe unë mezi po pres që ai të luajë, për futbollin dhe vetë ndeshjen,” shtoi ai.

Simon Gleave, kreu i analizës sportive, Gracenote tha: “Pas fitores 2-1 në Paris, Manchester City tani ka mbi 50% shanse për të marr trofeun e tyre të parë të Champions League në fund të këtij muaji.”

“Skuadra numër një në Indeksin tonë të Klubit vlerësohet të ketë 87% shanse për të fituar ndeshjen dhe të eliminoj Paris St-Germain dhe 57% shans për të fituar konkursin.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme