Spanja fillon të marri masat pas infektimi të Sergio Busquets…

Portieri i Chelsea, Kepa Arrizabalagah, i është shtuar ekipit të Spanjës në stërvitje pas testit pozitiv të Sergio Busquets me Covid-19.

Spanja u tërhoq nga ndeshja e saj e fundit parapërgatitiore në Euro 2020 me Lituaninë pasi Busquets rezultoi pozitiv dhe në këtë mënyrë ata do të zvendësohey nga një ekip nën-21 në atë ndeshje.

Sidoqoftë, FA Spanjolle të hënën tha se të gjithë lojtarët dhe stafi është izoluar aktualisht kanë rezultuar negativë.

Spanja fillon fushatën e saj të Grupit E kundër Suedisë në Sevilje në 14 qershor.

Sulmuesi i Leeds United, Rodrigo Moreno dhe mesfushori i West Ham, Pablo Fornals janë thirrur gjithashtu në stërvitje.

Ministri i Sporteve i Spanjës, Jose Manuel Rodriguez Uribes i tha stacionit të radios ‘Cadena Ser’ se lojtarët e Spanjës do të marrin një vaksinim kundër Covid-19 të Mërkurën.

Kepa bëhet lojtari i gjashtë që i shtohet seancave stërvitore të Spanjës pas Moreno, Fornals, Carlos Soler (Valencia), Brais Mendez (Celta Vigo) dhe Raul Albiol (Villarreal).

Lojtarët në gatishmëri nuk do të qëndrojnë në bazën stërvitore të Spanjës Las Rozas as të përfshihen me pjesën tjetër të skuadrës, por do të thirren nëse do të ketë një shpërthim Covid-19 në skuadrën kryesore.

Pas hapjes së tyre kundër Suedisë, Spanja përballet me Poloninë në 19 qershor dhe Sllovakinë katër ditë më vonë.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme