Shumë dyshime mbi ndeshje KukËsi-Tirana…

Ndeshja midis Kukësit dhe Tiranës ka qënë e tensionuar sa i përket gjykimit, për shkak të disa momenteve të dyshimta.

Treshja I. Myrtaj, A. Mahmuti, E. Gançi nuk kanë bërë ndonjë paraqitje të mirë.

Në minutën e 24′ goli i parë i Kukësit u quajt i parregullt.

Sipas rregullores, kur loja rinis nga portieri, të gjithë futbollistët kundërshtarë duhet të jenë jashtë zonës së rreptësisë. Por, nga pamjet duket qartë se kur portieri Bekaj i ka pasuar topin Çelhakës, Eze ka qenë ende brenda 16 metrave.

Arbitri duhej të kishte anuluar golin dhe të akordonte faull në favor të Tiranës.

Në minutën e 29′ Kale rrëzohet në zonë pas një dueli me Bytyçin dhe pretendon për penallti.

Myrtja e ndëshkon me të verdhë për simulim dhe nga pamjet duket se kontakti mund të ketë ekstremitetet e 11-metërshit.

Në minutën e 41′ pozicioni jashtë loje i Ezesë, i cili po shkonte i vetëm drejt portierit Bekaj. Një moment tepër i vështirë për të dhënë një gjykim por pamjet i japin të drejtë sulmuesit të Kukësit.

Në minutën e 70′ I dyshimtë është edhe goli i parë i Tiranës, teksa rrjeta e Seferit vjen pas një topi të diskutueshëm të Myrtja.

Pasi gjyqtari prek gabimisht topin, ndalon lojën dhe ia dhuron ekipit të Tiranës që vijon aksionin dhe në fund arrin të barazojë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme