Shqipëria rrëmben 5 medalje në boks!

Shqipëria ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Boksit që u zhvillua në Kroacisë nga data 4 deri më 9 maj.

Pasi kishte siguruar finalet me 5 boksierë, kombëtarja shqiptare e mbyll eventin e Zagrebit me 2 medalje ari dhe 3 argjendi.

Një rezultat fantastik për kuqezinjtë e boksit, duke parë edhe rivalitetin e lartë një aktivitet ku garonin sportistë nga Bosnje-Herzegovina, Bullgaria, Kroatia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Falë fitores me KO kundër kroatit Petar Cetinik, Denis Nurja fitoi medalje të artë në kategorinë e peshave 69 kg.

Një ndeshja e shkëlqyer nga Nurja, që finalizohet në mënyrën më të mirë.

Medalje të artë koleksionoi edhe Alban Beqiri në kategorinë e peshave 75 kg, i cili triumfoi ndaj kroatit Noa Jazek.

Një paraqitje mjaft të mirë në këtë aktivitet bënë edhe Krenar Zeneli, Rexhildo Zeneli dhe Indrit Laçi, të cilët u shpallën nënkampionë, duke fituar secili medalje të argjendtë.

Kështu, Krenar Zeneli u mund nga serbi Nemanja Gavriloviç, në kategorinë e peshave 60 kg.

Rexhildo Zeneli u mposht nga kosovari Shpëtim Bojku në finalen e peshave 64 kg, ndërsa Laçi nuk ia doli ndaj kroatit Toni Flipi në ndeshjen e vlefshme për peshat 91 kg.

Megjithatë, me 5 medalje gjithsej (2 ari dhe 3 argjendi), bilanci i Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik është i shkëlqyer.

Ndërsa jashtë zonës së medaljeve mbeti vetëm Arjon Kajoshi.

Kuqezinjtë e boksit në këtë aktivitet u drejtuan nga trajnerët Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme