Shqipëria e mbyll me barazim pa gola miqësoren me Uellsin!

Tifozët e Uellsit u kthyen pas 18 muajsh, por ekipi i tyre mund të merrte vetëm një barazim pa gola me Kuq e Zinjtë në miqësoren e tyre të fundit para Euro 2020.

Turma e kufizuar me 6,500 në ‘Cardiff City’ Stadium siguronte zhurmën, por pjesa e parë Uellsi ishte një skuadër e dëshpëruar që luftonte.

Pas futjes në gjysmë e ndeshjes së sulmuesit Kieffer Moore i dha Uellsit një frym tjetër sulmuese.

Neco Williams e detyroi Gentian Selmani të bënte një pritje të shkëlqyeshme.

Uells përsëri nuk mundi të kapërcente ekipin tonë edhe pse qëndrojm të renditur 49 vendet poshtë në renditjen botërore të Fifa.

Uellsi do të donte të ishte përgatitur për ndeshjen e hapjes së së Shtunës së ardhshme të Euro 2020 kundër Zvicrës me një performancë më bindëse, gjithsesi pjesa e dytë ishte të paktën më sfiduese se në pjesën e parë.

Kjo lojë më tepër do të mbahet mend për kthimin e tifozëve për Uellsin.

Hera e fundit që Uellsi kishte luajtur para mbështetësve të tyre ishte një fitore 2-0 ndaj Hungarisë në nëntor 2019 e cila vulosi kualifikimin për Euro 2020.

Me pandeminë që shkaktoi që turneu të shtyhej një vit dhe duke i mohuar atyre mundësinë për të ndjekur ekipin e tyre.

Pavarësisht nga atmosfera e ndezur, megjithatë, ndeshja në vetvete nuk arriti të ndizej pasi skuadra e Uellsit filloi ngadalë dhe pa shumë rritëm.

Menaxheri i përkohshëm Robert Page ishte duke testuar disa ide para se të përballej me Zvicrën, si psh luajtja e mesfushorit të Juventusit Aaron Ramsey në një rol të ri.

Ramsey u përpoq të adaptohej në pozicionin e tij të ri, duke rënë në zona më të thella dhe më të njohura të fushës, ndërsa disa nga shokët e tij të ekipit dukeshin të pasigurt për përgjegjësitë e tyre në një formacion 3-4-3.

Rezultati nuk kishte ndonjë rëndësi reale për Uellsin.

Qëllimi i kësaj loje për ta ishte të përsoste taktikat dhe të përmirësinte aftësinë e lojtarëve të tillë si Ramsey dhe kapitenin Ben Davies, të cilët po punonin të dy për tu rimëkëmbur pas dëmtimeve.

Megjithatë, edhe duke e pasur parasysh këtë, loja e ‘fjetur’ e pjesës së parë të Uellsit ishte shqetësuese.

Disa lojtarë dukeshin të humbur në role të reja dhe ishte e qartë që Page duhej të bënte ndryshime, të cilat ai i bëri në pjesën e parë.

Ai nxori në fushë sulmuesin e Cardiff City Moore dhe kalimin nga sistemi 3-4-3 në një formacion 4-2-3-1 e cila menjëherë dukej më e ekuilibruar.

Pothuajse çdo lojtar i Uellsit dukej më i sigurt në formacionin e ri, edhe nëse mundësitë e shënimit të mirëfilltë mbeteshin të rralla.

Shqipëria humbi një rast të mirë në pjesën e parë nga Rey Manaj, gjuajtja e të cilit fluturoi mbi bar.

Kjo takim i dha Page shumë për t’u marrë parasysh se cilën mënyrë taktike duhet të zgjedhë për takimin e fundjavës së ardhshme me Zvicrën në Baku

Total
21
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme