Robert lewandowski Barazon rekordin e gerd muller, por ka mundësi ta thyej atë…

Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e 49 vjeçarit Gerd Muller në Bundesliga për golat e shënuar në një fushatë të vetme.

32 vjeçari shënoj në barazimin e Bayern Munchen me SC Freiburg.

Sulmuesi deri më tani ka shënuar 40 gola në 28 ndeshje të kampionatit këtë sezon.

Muller shënoi mesatarisht një gol çdo 77 minuta kur vendosi rekordin e Bundesligës në 1972.

Lewandowski e ka bërë atë me mesatare çdo 58 minuta një gol të shënuar.

Ai ka shënuar në 18 nga 19 paraqitjet e tij të fundit në Bundesliga.

Skuadra e vetme në të cilën Lewandowski nuk arriti të shënonte kundër tyre ishte Hertha Berlin në 5 Shkurt.

Lewandowski festoi golin duke ngritur fanellën për të treguar një bluzë poshtë me fytyrën e Muller dhe fjalët “4ever Gerd“.

Reprezentuesi polak është lojtari i parë që ka arritur 40 gola në një sezon të vetëm në një nga pesë ligat më të mira të Evropës që nga Luis Suarez për Barcelonën në 2015-2016.

Goli i barazimit rekord të Lewandowski erdhi nga pika e bardhë në minutën e 26-të për të çuar kampionët Bayern përpara në avantazh.

Më pas mbrojtësi i SC Freiburg Manuel Gulde barazoi tre minuta më vonë.

Ish-anësori i Manchester City, Leroy Sane rivendosi epërsinë e Bayern në pjesën e dytë në minutën e 53′.

Por mbrojtësi Christian Gunter e bëri barazoj rezultatin 2-2 në minutën e 81′.

Lewandowski humbi një mundësi të artë për të thyer rekordin vonë.

Bayern u kurorëzua kampion i Gjermanisë për sezonin e nëntë radhazi pasi golit të Lewandowski që i ndihmoi ata të thyejnë Borussia Monchengladbach javën e kaluar.

Ata kanë shënuar të paktën një herë në të gjitha ndeshjet e tyre jashtë Bundesliga këtë sezon, duke vendosur një rekord të ri të ligës duke shënuar në 34 ndeshje radhazi.

Lewandowski ende mund të thyejë rekordin në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi kundër FC Augsburg të Shtunën, 22 maj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme