FutbollKryesore

PSG beson se Verratti është disponsibël për të luajtur në finalen e Champions League .

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka shprehur besimin se lojtari Marco Verratti do të jetë në gjëndje të rifillojë në finalen e së Dielës (23 Gusht) të Champions League kundër Bayern Munich.

Ndërkombëtari kryesor Italian,Marco humbi  çerekfinalen e PSG-së në Atalanta për shkak të një problemi në pulpën e këmbës. Të Martën ai luajti vetëm shtatë minuta si zëvendësues në fitoren 3-0 kundrejt RB Leipzig.

Tuchel zbuloi se Verratti, së bashku me mesfushorin Idrissa Gana Gueye, ishin rikthyer në stërvitje të plotë.

“Marco dhe Idrissa u stërvitën me ne pa asnjë problem pas ndeshjes në Leipzig … ata të dy janë në dispozicion”, tha Tuchel të Shtunën para finales në Estadio da Luz në Lisbonë.

Gueye luajti kundër Atalanta por u zëvendësua në pjesën e dytë të lojës  dhe nuk luajti në asnjë rol kundër Leipzig.

Leandro Paredes dhe Ander Herrera filluan pranë Marquinhos duke e cuar në 3,numrin e mesfushorëve për në gjysmëfinale.

Për profesionistin Verrati, Tuchel shtoi : “Lëndimi i tij ishte një goditje. Por për fat nuk  ishte muskulor, kështu që rreziku nuk është i madh. Do të jetë e vështirë për Marcon që të jetë jashtë në mesfushë për 120 minuta (ose 90 minuta|) , por për sa kohë që asgjë nuk i ndodh gjatë stërvitjes, ai mund të luajë.”

Ndërsa vendimi për Keylor Navas mbetet ende në diskutim . Për marrjen e një vendimi rreth rolit të tij , ai do të përpiqet të stërvitet plotësisht për herë të parë .

“Do të jetë po ose jo, e zezë ose e bardhë. Ne do të marrim një vendim pas trajnimit.”- komentoi Thomas.

Sergio Rico tashmë është në radhët e gatishmërisë  për zëvendësimin e  Navas nëse merret një “jo”për të.

Navas ka fituar Champions League tre herë ndërmjet viteve 2016 – 2018 kur ka luajtur për Real Madrid.

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.