Pse menaxheri i barcelonës ronald Koeman është ndjerë i fyer nga media dhe bordi?!

Menaxheri Ronald Koeman thotë se ai nuk është respektuar nga bordi i Barcelonës dhe media duke u hedhur spekulime të vazhdueshme për të ardhmen e tij.

Media lokale pretendon se ish-lojtari i Barcës, Xavi Hernandez mund të zëvendësojë Hollandezin.

Presidenti i klubit Joan Laporta pranoi në fillim të kësaj jave se mund të ketë ndryshime këtë verë.

“Ju duhet të respektoni trajnerin dhe lojtarët tuaj më shumë“, tha Koeman.

“Në pjesën e fundit të sezonit nuk kam ndjerë mbështetjen e klubit.”

Koeman shtoi: “Gjërat kanë dalë në shtyp. Askush nuk e meriton këtë lloj trajtimi, gjërat duhet të bëhen ndryshe.”

“E di që ka shumë presion këtu dhe e pranoj këtë, por nganjëherë mendoj se mediat nuk duhet të përfshihen në të ardhmen e një trajneri, pasi më duket mungesë respekti.

Koeman erdhi pas largimit të Quique Setien në gusht 2020 me një marrëveshje dy-vjeçare pasi dha dorëheqjen nga roli i tij si trajner i Holandës.

Ai udhëhoqi ekipin drejt suksesit në Copa del Rey në Prill, por ata arrijnë në vendin e tretë në fundjavën e fundit të sezonit të La Liga, pas rivalëve Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ata gjithashtu u mundën nga Paris St-Germain në 16 të fundit të Champions League.

Gjithmon janë përballuar me pasigurinë për të ardhmen e sulmuesit yll Lionel Messi, të cilit i mbaron kontrata në verë dhe ende nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje të re.

Kur u pyet për të ardhmen e tij, Koeman tha: “Unë nuk e di nëse do të vazhdoj si trajner, të jem i sinqertë. Unë nuk kam folur me presidentin.”

“Unë e di që ne duhet të bëjmë ndryshime në mënyrë që të fitojmë trofe dhe nëse kjo do të thotë një trajner i ri apo lojtarë janë të domosdoshëme, të paktën iu duhet të komunikohet.”

Total
28
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme