Presidenti i barcelonës shfaqet optimist për të ardhmen e mesit në klub…

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thotë se një marrëveshje e re për Lionel Messin “nuk është bërë ende” por “gjërat po shkojnë mirë”.

Sulmuesi 33 vjeçar argjentinas, i mbaron kontrata në qershor.

Ne do t’i japim atij një propozim që është brenda mundësive tona dhe shpresojmë që ai ta pranoj,” tha Laporta.

Laporta gjithashtu tha që Barcelona nuk do të kërkojë falje për rolin e tyre në Superligën Evropiane të dështuar dhe do të apelojë kundër çdo ndëshkimi nga Uefa.

Messi i dërgoi një email Barcës në gusht të 2020 duke thënë se ai donte të largohej nga klubi.

Barcelona insistoi në klauzolën e tij e lirimit prej 700 milion euroshej, duke bërë që Messi të qëndronte në klubin për të cilin ka luajtur që nga viti 2000.

Eksperti spanjoll i futbollit Guillem Balague ka sugjeruar që Paris St-Germain të mbroj interesin e tij për Messin por Laporta thotë se drejtuesit e tij “po punojnë shumë për t’i dhënë atij një propozim të mirë”.

“Gjërat po shkojnë mirë me Messin por nuk është bërë ende,” shtoi Laporta. “Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, Messi e do Barcën dhe ne duam që ai të vazhdojë.”

“Ai meriton më shumë dhe mund të marrë një kontratë më të mirë diku tjetër por jam i bindur se ai vlerëson përpjekjet që po bëjmë.”

Messi humbi ndeshjen finale të sezonit kundër Eibar pasi iu dha një pushim i hershëm para Copa America.

Sipas Pep Guardiola, Sergio Aguero i Manchester City është afër nënshkrimit të një marrëveshje me Barca dhe mund të luajë së bashku me Messin.

Barcelona përfundoi e treta në La Liga për herë të parë që nga 2007-08, pesë pikë larg Real Madrid në të dytën, pavarësisht se Messi ishte golashënuesi më i mirë i La Liga për sezonin.

Laporta nuk u përgjigj nëse menaxheri Ronald Koeman do të vazhdonte në klub, duke thënë: “Ne po kalojmë një periudhë reflektimi. Ai meriton respekt. Ne kemi një projekt që është interesant për shumë njerëz.”

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme