Premier League: Ja çfarë thonë shefat e Chelsea, Liverpool dhe Leicester para finales…

Shefi i Chelsea, Thomas Tuchel, thotë se sigurimi i një vendi në katër më të mirët, i mban pak më larg presionit në finalen e Champions League kundër Manchester City.

Blutë do të kualifikohen për turneun e sezonit të ardhshëm nëse mundin Aston Villa në ndeshjen e tyre të fundit në kampionat.

Ata luajnë me City në Porto më 29 maj dhe Tuchel shpreson të ketë siguruar vendin në Champions League sezonin tjetër.

“Sigurisht që ka një farë presioni, por ne i pranojmë të gjitha,” tha ai.

“Ne kemi pasur shumë vështirësi, jemi munduar të japim cilësi dhe qëndrueshmëri në rezultatet e muajve të fundit, dhe duam ta përfundojmë ashtu sic duhet të Dielën.”

Ai e pranon që do të jetë e vështirë, dhe e dijnë se çfarë i pret në detaje.

“Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta futboll, dhe kjo është ajo që të gjithë e duan në këtë lojë.

Chelsea hynë në ndeshjen e së Dielës me 67 pikë, një pikë përpara si Liverpool ashtu edhe Leicester, me Liverpoolin që kanë avantazhë në diferencën e golave.

Liverpool pret Crystal Palace në Anfield duke e ditur se nëse fiton 1-0, Leicester do të duhej të mposhtte Tottenham me pesë gola diferencë për të përfunduar i katërti, nëse Chelsea nuk arrin të mposhtë Villa.

“Jam mësuar të stresohen deri ditën e fundit të ndeshjes,” tha shefi i Liverpool-it, Jurgen Klopp.

“Ne kemi gjetur një farë stabiliteti dhe kemi krijuar përsëri besim. Ne kemi shënuar në momentet e duhura.”

Që Leicester të përfundojë në katër të parët, ata duhet të marrin më shumë pikë sesa Liverpool ose të mposhtin Tottenham me një diferencë prej katër golash më shumë sesa Liverpool kundër Palace.

“Kjo është ajo që duhej të bënim. Por në këtë lojë, gjithçka mund të ndodhë. Askush nuk duhet të presë lojën perfekte.

Leicester fitoj Kupën FA duke mundur Chelsea fundjavën e kaluar dhe shefi Brendan Rodgers nuk po u bën asnjë presion lojtarëve të tij para ndeshjes me Tottenhamin.

“Shikoj gjithçka që kemi kaluar, një fushatë evropiane, listën e dëmtimeve që kemi pasur, dhe ishin dëmtime nga lojtarët kryesorë të cilë janë shumë të rëndësishëm për ne, por ne kemi qenë në gjendje të përshtatemi dhe të ndryshojmë ekipin sipas situatave.”

“Ndërsa ulemi këtu, përqendrimi ynë është të fitojmë ndeshjen në fundjavë kundër një ekipi të talentuar si Tottenham.”

“Nëse arrijmë 69 pikë në fund të sezonit dhe nuk kalojmë në Champions League, atëherë me të vërtetë është për të ardhur keq “.

Total
6
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme