Polonia zbuloj dy raste të reja me Covid-19 në ekip.

Përgatitjet e Polonisë për kualifikimin e tyre të Kupës së Botës kundër Anglisë vazhdojn dhe pse  dy lojtarë dhe një anëtar i stafit rezultuan pozitivë me Covid. 

Zyrtari i medias i Polonisë konfirmoi të martën në mëngjes se lojtarët Grzegorz Krychowiak dhe Kamil Piatkowski kishin kishin dal pozitiv , po ashtu dhe ai.

 Polonia përballet me Anglinë në Wembley të Mërkurën në mbrëmje në 19:45, dhe pavarësisht se kohë e fundit  ka regjistruar pesë antarë të ekipit pozitive me Covid-19,  ata janë duke u bërë gati për të fluturuar në Angli. 

 “Për  fat të keq, rezultatet e Grzegorz Krychowiak dhe Kamil Piątkowski janë pozitive.”

 “Për  shkak se Krychowiak po shërohet, ne filluam bisedime me UEFA në mënyrë që të sqarojmë çështjen dhe të pranojmë ndeshjen.”– pohon zyrtari I Polonisë

 Piatkowski është padyshim jashtë ndeshjes në Londër, por Polonia aktualisht po kërkon miratimin e UEFA-s për të zbuluar nëse Krychowiak mund të udhëtojë me skuadrën pavarësisht testit të tij të fundit pozitiv. 

 Rastet pozitive të Krychowiak dhe Piatkowski vijnë pas atyre të yllit të Leeds Mateusz Klich dhe portierit mbrojtës Lukasz Skorupski.

 Klich u testua pozitivisht përpara ndeshjes emocionuese të Polonisë për Kupën e Botës kundër Hungarisë të Enjten e kaluar, e cila përfundoi në një barazim 3-3.

Polonia po përballet me situata të vështira ku përvec 5 antarëve pozitivë me covid, ata do të jenë dhe pa yllin Robert Lewandowski në Wembley për shkak të një dëmtimi në gju.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme