Pas Ndeshjes Manchester city-Psg wenger i etiketoj këta të Fundit si ‘budallenj’…

Arsene Wenger i etiketoj si ‘emocionues dhe budallenj‘ Paris Saint-Germain pas humbjes së tyre nga Manchester City në Champions League.

Marquinhos i dha epërsi ekipin vendas në minutën e 15′ me një goditje me kokë.

Manchester City u përmirësua pas pjesës së parë dhe arriti të barazoj përmes krosimit të Kevin De Bruyne, i cili shkoj përtej portierit Keylor Navas në minutën e 64′.

Goditja e lirë e Riyad Mahrez kaloi nëpër rrjet në minutën e 71′ për t’i dhënë Manchester City epërsinë 2-1 duke kaluar në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales javën e ardhshme.

Shpresat e PSG pësuan një goditje më të rëndë gjashtë minuta në vonë kur Idrissa Gueye iu dha një karton i kuq pas një sfidë të shëmtuar ndaj Ilkay Gundogan.

Dhe Wenger beson se kolapsi i pjesës së dytë të PSG ishte për shkak të disiplinës së tyre të dobët.

Duke folur për gjuajtjen e lirë të Mahrez, Wenger tha për median:

Nuk është hera e parë që shohim lojtarë që kthejnë kurrizin dhe City e shfrytëzoi këtë rast.”

“Por duhet të them se gjatë gjithë pjesës së dytë PSG ishte mbrojtës dhe jo më progresiv.

“Pas barazimit 1-1, ata u shembën plotësisht. Ata u bënë emocionalë dhe agresivë në një mënyrë pa lidhje. ‘.

Wenger beson se fushata e trazuar e brendshme, ku PSG aktualisht është e dyta në renditje dhe një pikë pas Lille, ka ndikuar në besimin e njerëzve të Mauricio Pochettino.

Ata u irrituan dukshëm ndërsa pjesa e dytë u kthye kundër tyre.

Kjo situat mund të vijë dhe si pasojë e PSG që ka humbur tetë ndeshje në kampionat.

Duke folur pas ndeshjes për ‘BT Sport’, Pochettino pranoi që gabimet ishin “me të vërtetë të dhimbshme” dhe ‘e vështirë për tu pranuar‘ në një lojë me madhësi të tillë.

Mendoj se ndihemi shumë të zhgënjyer. Ishte e vështirë të pranohej që ajo ndodhi në gjysmëfinale, dhe kjo është vërtet e dhimbshme që ndodhi në këtë moment.”

City ishte pak më agresivë dhe kështu ishte e vështirë për PSG rikuperimi i topit.

PSG rifillon luftën e tyre për të rimarrë titullin e Ligue 1 në fundjavë kur dalin kundër Lens në Parc des Prince të Shtunën, para se të drejtohen në Manchester për ndeshjen e kthimit kundër City.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme