Partizani kryeson superiorin!!

Partizani mposhti Kastriotin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

Të kuqtë e nisën keq ndeshjen, teksa e panë veten në disavantazh që në minutën e 4-t, kur Daci përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjet.

Megjithatë Partizani nuk u dorëzua dhe ia doli të barazoj në minutën e 31, pas supergolit të Esin Hakajn.

Pjesa dytë ishte e mirë për Partizanin.

Fillimisht ishte Zhunior i cili shënoi golin e dytë për Partizanin në minutën e 75-të ndërsa 10 minuta më pas Asani vulosi fitoren me golin e tretë.

Më këtë fitore Partizani merr kryesimin e Superiores me 50 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme