KryesoreTë ndryshme

Konfuzione në horizont, duke nisur nga fotot e redaktuara deri në planet për të nënshkruar Cristiano Ronaldo. Cilat janë komentet e kompanisë së regjistruar, S’pore rreth ofertës në Newcastle United…?

  • Oferta e Blerjes…

Më 15 Gusht, sipas gazetës britanike Shields u raportua për herë të parë se, Bellgment Nova Group (BN Group) kishte bërë një ofertë për marrjen në dorëzim të Newcastle United Football Club. Në një deklaratë për shtyp u tha se, Z.Mike Ashleyt (pronari  i Newcastle United.) i është dërguar një format LOI ( letër qëllimi)  dhe një tjetër POF (prova e fondeve) në datë 10 Gusht dhe deri tani negociatat kanë përparuar mjaft mirë.

Grupi ka listuar bashkëthemeluesit e tij si Singaporeans Terence Loh, Nelson Loh, si dhe Znj. Evangeline Shen.

Lajmi i raportuar u konfirmua nga gazetari i Sky Sports, Keith Downie i cili citoi : “ Unë jam gjithmonë skeptik ndaj gjithçkaje, sidomos një ofertë prej 280 milion £(paund) për blerjen e NewCastle United,  e cila shpaloset në mënyrë të lirë. Por avokatët e Mike Ashley kanë pasur diskutime me BN Group dhe  kam parë dokumentacione që i mbështesin pretendimet e tyre. Dokumentacionet  përmbajnë ofertën 280 milion,letrën e qëllimit dhe një dokument prej 29 faqesh me përmbajtje financiare të detajuara.”

  •  Fotot e Regjistruara…

Grupi BN ka postuar foto nga të afërmit Loh dhe Zonja Shen me ish-Presidentin e SHBA, Barack Obama. Fotografitë dukeshin si kur ishin  realizuar në një takim privat në Paris .

Por fotografitë me Z. Obama janë realizuar në Singapor në një ngjarje bamirësie të 14 Dhjetorit të sponsorizuar nga Novena Global Lifecare  – e themeluar nga po vetë Loh dhe Zonja Shen .

  • Mbështetja e Alan Shearer…

Në skenë  shfaqet dhe një regjistrim i ndihmës së ish-kapitenit të Anglisë,Alan Shearer dhe ish-lojtarit Michael Chopra për të mbështetur kërkesën e BN Group .

Por burime pranë legjendares Newcastle dhe Premier League mohuan çdo përfshirje me BNG.

Edhe pse nga ana tjetër, ish-sulmuesi i Magpies, Chopra, vizitoi selinë e grupit në Paris, bazuar në një foto që ai ka postuar në Twitter.

  • Zyrat qëndrore në Paris…

Grupi BN përmend në faqen e internetit se selia e re ndodhet në ” Vendome Nr 10 në Paris, Francë”. Vend  ky në të cilin  janë vendosur Hotel Ritz dhe butikët  më luksoz .

Ndërkohë sipas Reuters raportohet se asnjë kompani e quajtur Bellgment Nova Group nuk është regjistruar në Francë. Reporteri  i tyre nuk kishte mundur të gjente një kompani me të njëjtin emër në adresën e publikuar.

Megjithëse sipas fjalëve të një recepsionisti i një kompanie me qira të drejtuara nga Regus në ndërtesën në fjalë, thuhet se BN Group vërtet ka  përdorur hapësirën e saj, por stafi nuk ka qënë gjithmonë prezent.

  • Më shumë  10,000 Avionë…

“Me numrin tonë rekord botëror të avionëve privatë për një entitet të vetëm, më shumë se 10,000 avionët tanë privatë janë të gatshëm t’ju marrin ju kudo që dëshironi me një përvojë të paparë në bord”- ishte një prej postimeve në llogarinë Instagram (@bellgmentnovagroup)

Asnjë informacion apo mënyrë prenotimi nuk është në dispozicion në faqen e internetit të Dort Group Jet Private Chartering, një nga entitetet e BN Group.

Postimi në Instagram u redaktua më vonë duke hequr numrin e avionëve privatë që zotëron.

Kur u pyetën se si palët e interesuara mund të rezervojnë një fluturim me ta, një përfaqësues i Grupit BN iu përgjigj The Sunday Times, duke thënë,

“Për të rezervuar një avion privat, klientët do të na kontaktojnë përmes partnerëve tanë ose agjentëve tanë të shitjeve. ”

  • Cristiano Ronaldo…

Grupi ka për qëllim  nënshkrimin e një  marrëveshje me superyllin e Juventusit Cristiano Ronaldon dhe se është në një “kontakt të drejtpërdrejtë “ me të

Por burime të afërta me lojtarin mohojnë raportimet dhe se nuk kishte dëgjuar kurrë rreth këtij kontakti .

  • HYDRA X…

Një tjetër mohim informacioni që ka të bëjë me një shkëmbim, vjen dhe nga Hydra X në një raportim të ndërkombtares Reuters.

Ndërmarrja e teknologjisë financiare Hydra X ishte e  renditur si një nga më shumë se 30 subjekte të Grupit BN, e cila do të zbatonte një sistem tregtie për Shkëmbimin e Singaporit

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.