Një e ardhme e paqartë për…

Emanuele Ndoj ndodhet në një situatë të vështirë përsa i përket së ardhmes së tij me Breshan.

Mesfushori i Kombëtares ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Për skuadrën e tij ai konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm.

Problemi me mesfushorin është se negociatat mes presidentit Masimo Celino dhe menaxherit Mario Xhufredi kanë ngrirë për shkak se raportet mes tyre nuk janë krejt pozitive.

Sipas portaleve, pranë skuadrës së Breshas ofertat në adresë të shqiptarit nuk kanë munguar.

Por marrëdhëniet jo të mira mes menaxherit dhe presidentit kanë bërë që e ardhmja e mesfushorit të jetë e paqartë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme