NBA: Memphis Grizzlies mundi Golden State me një fitore mbreslënëse…

Memphis Grizzlies pretendoi vendin e fundit në play-off të NBA me një fitore mbresëlënëse 117-112 në kohën shtesë kundër Golden Warriors në turneun play-in.

Ja Morant shënoi 35 pikë për Grizzlies, duke përfshirë një dy shënime në katër sekonda të mbetura, ndërsa Stephen Curry arriti 39 shënime për Warriors.

Është hera e parë që Grizzlies kanë arritur në play-off pas katër sezone.

“Më pëlqen kur presioni është i fortë, kam pasur besim në lojën time,” tha 21-vjeçari Morant.

Grizzlies do të luajnë kundër Utah Jazz në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Konferencës Perëndimore të Dielën.

“Ishte një mënyrë shumë e vështirë për t’i dhënë fund, duke dhënë gjithçka që kishim rezervuar,” tha Curry i Golen Worriors.

“Është zhgënjyese që ky është fundi dhe kështu do të dalim.”

Turneu i play-in u prezantua në bazë një vjeçare për sezonin 2020-21, për të përcaktuar se kush merr pozicionet e shtatë dhe të tetë në secilën konferencë për play-off.

Play-off-et fillojnë me Milwaukee Bucks me Miami Heat në Konferencën Lindore në 20:00 të Shtunën.

Ndërsa LA Clippers përballen me Dallas Mavericks në Konferencën Perëndimore në 22:30.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme