NBA: Lojtarët e Minesotës dhe Brooklyn bëjnë thirrje për drejtësi për Duante Wright.

Lojtarët e Minnesota Timberwolves dhe Brooklyn Nets kishin veshur bluza që bënin thirrje për “liri dhe drejtësi për të gjithë” pas të shtënave fatale të një zezaku nga një oficer policie të dielën.

Vdekja e Daunte Wright, 20 vjeç, në Brooklyn Center shkaktoi disa ditë protesta të zemëruara dhe një shtetrrethimi brenda natës.

Homazhet u mbajten në ndeshjen e së martës në NBA në Minneapolis aty pranë, e cila ishte shtyrë për 24 orë.

Kishte një heshtje momntale para se Nets të mundnin Minesotën me 127-97.

Timberwolves gjithashtu përdori mediat sociale për të përqendruar vëmendjen te Wright.

Para ndeshjes, klubi shkroi në Twitter: “Ne kemi një lojë basketbolli sot. Ne nuk do të postojmë përmbajtjen tonë të zakonshme. Drejtësi për Daunte Wright”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme