Duket se ilaçi në syrin e LeBron James bëri punë…

LeBron James bëri një goditje fituese në lojë me 58 sekonda të mbetura për të siguruar fitoren e Los Angeles Lakers kundër Golden State Warriors në formatin e ri ‘play-ins’ dhe siguroi një vend në play-offet e Konferencës Perëndimore.

James goditi një tre-pikësh nga 34 metra distancë për të shënuar fitoren me rezultatin 103-100.

LA përballet me fitoren e dytë Phoenix Suns në play-off të Dielën.

36 vjeçari James mori mjekim pasi u duk se u godit në sy nga Draymond Green, ndërsa kishin dy minuta lojë për të luajtur.

Atij iu hodhë një qetësues me pika në sy por e pranoj dhe vetë se ishte e vështirë të përqendrohej në lojë, por përsëri ai mundi të shënoj goditjen më të mirë.

Shoku i tij i ekipit Anthony Davis bëri shaka më pas se Lakers “mund të kenë nevojë të hedhin ilaç më tepër në syrin e LeBron për të goditur gjuajtje të tilla“.

Stephen Curry shënoi 37 pikë, por nuk ishte e mjaftueshme për Warriors, të cilët duhet të mposhtin Memphis Grizzlies të Premten për të përparuar.

Grizzles mundi San Antonio Spurs 100-96 në ndeshjen e tyre play-ins.

Fituesit do të luajnë garën e parë Utah Jazz në raundin e parë të play-off.

Humbësit eliminohen.

Total
13
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme