Napoli konfirmon shefin e ri të klubit!!

Napoli ka firmosur kontratën me ish-menaxherin e Romës dhe Inter Milan Luciano Spalletti për të zvendësuar Gennaro Gattuso.

Gattuso u largua nga Napoli pasi përfundoi i pesti në Serie A dhe nuk arriti të kualifikohej për sezonin e ardhshëm në Champions League.

Që atëherë ai e ka marrë drejtimin e Fiorentinës.

Italiani 62 vjeçarë Spalletti, kthehet në rolin e trajnerit për herë të parë që kur u shkarkua nga Inter në 2019.

“Mirësevini, Luciano, ne do të bëjmë punë të shkëlqyeshme së bashku“, tha presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis.

Me ardhuen e tij, Spalletti sjell një përvojë të pasur pasi ka menaxhuar 482 ndeshje në Serie A dhe ka fituar dy Kupa të Italisë dhe një Super Kupë me Romën.

Ishte ndryshimi i fundit në menaxhim në krye të Italisë këtë javë pasi Juventus riemëroi ish-shefin Massimiliano Allegri për të zëvendësuar Andrea Pirlo.

Si dhe Antonio Conte u largua nga Inter Milan pasi fitoi titullin dhe pritet të zëvendësohet nga ish-shefi i Lazio Simone Inzaghi.

Total
1
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme