Mytro uzuni po shkëlqen në europë!!

Mandatory Credit: Photo by Andrew Milligan/POOL/EPA-EFE/Shutterstock (10756398i) Myrto Uzuni of Ferencvaros warms up warms ahead the UEFA Champions League second qualifying round match between Celtic Glasgow and Ferencvaros TC in Glasgow, Britain, 26 August 2020. Celtic vs Ferencvaros TC, Glasgow, United Kingdom – 26 Aug 2020

Myrto Uzuni është duke dhënë performancën më të mirë skuadrën e Ferencvaroshit në Hungari.

Sulmuesi shqiptar, arriti të realizonte dy gola në sfidën e sotme ndaj Ujpestit në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave.

Beratasi realizoi golin e parë në minutën e 12-të duke i dhënë avantazh në sfidën.

Pas një harkimi nga e majta, 25-vjeçari e gjeti mjaft hapsirën, duke e dërguar topin në rrjetë. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Ferencvaroshit teksa golin e dytë e realizoi Nguent.

Sulmuesi shqiptar nuk u mjaftua me 1 gol, teksa në minutën e 77′, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur fitoren 3-0.

Me këto dy gola, Uzuni u ngjit në vendin e 3-të në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve në Ligën hungareze të futbollit.

Lista e golashënuesve kryesohet nga Hahn i Paksit me 18 gola, 6 më shumë se sulmuesi shqiptar, kur kanë ngelur edhe 3 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme