Muriqi kërkon me ngulm të largohet nga lacio…

Ditën e sotme u hapën lajme se Vedat Muriqi kishte kërkuar të largohej nga skuadra e Lacios pasi nuk po arrinte të përshtatej dot në Itali.

Gjithashtu u përfol për një telefonate të Muriqit me drejtorin teknik të Fenerbaçes, Emre Benezoglu teksa kosovari kërkonte rikthimin në Turqi.

Por mediat italiane afër skuadrës së Lacios kanë shkruar në lidhje me pretendimet e Muriqit për t’u larguar, duke u shprehur se Lacio beson ende te Muriqi veçanërisht drejtori teknik Igli Tare dhe trajneri Simone Inzagi.

Situata duket mjaft e komplikuar në këtë moment teksa pritet një verë e nxehte për të ardhmen e Vedat Muriqit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme