Me shumë mundësi sezonin tjetër tirana do jetë pa kËtë lojtarë…

Riçard Danso duket se do largohet nga Tirana në fund të sezonit.

E vërteta është se futbollisti prej javësh nuk ka qenë zgjedhje e parë.

Lojtari po stërvitet dhe luan tek ekipi U21, ndërsa mësohet se për të kanë ardhur oferta nga Egjipti, Austria e Belgjika.

Ai është dënuar nga klubi, sepse nuk i është përmbajtur rregullores së brendshme të skuadrës.

Kjo, me sa duket, e ka mërzitur afrikanin.

Gjithsesi, Tirana nga ana e vet nuk lejon largimin e lojtarit pa shitur kartonin.

Bardheblutë duan që ta shesin lojtarin dhe për të kërkojnë të paktën 100 mijë euro.

Futbollisti ka disa ditë që e ndjek civil stërvitjen e bardhebluve.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme