Mason Mount: ‘Unë dua të fitoj trofe me Chelsea’, ndeshja e sotshme do tregoj shumë…

Mason Mount thotë se ai dëshiron të ndjekë gjurmët e legjendave të Chelsea që fituan trofe.

Ai do të filloj që me finalen e stoshme në FA Cup kundër Leicester.

Mesfushori Mount u bashkua me Chelsea në moshën gjashtë vjeç dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë kur ishte shefi Frank Lampard në 2019.

“Unë dua të përmbush ëndrrat e mia dhe ëndrrat e lojtarëve të tjerë që janë me mua,” tha Mount.

“Ne duam të fitojmë trofe. Kam parë shumë lojtarë në kolegj që sot janë legjenda dhe kanë fituar shumë trofe.”

Ai thote se ka parë me detaje cdo çdo pjesë e lojës së tyre. Dhe ka dashur të ndiqte gjurmët e tyre. Lojtarë si Lampard, John Terry, Didier Drogba, Ashley Cole, Petr Cech.

“Ata kanë fituar trofe të mëdhenj dhe kanë luajtur kaq shumë herë për klubin.”

Në 22 vjet dhe 87 ditë, Mount u bë golashënuesi më i ri i klubit në një ndeshje të Champions League kur shënoi në fitoren e çerekfinales ndaj Porto.

Ai shënoi në fitoren gjysmëfinale ndaj Real Madrid, duke vendosur një finale kundër kampionëve të Premier League Manchester City.

Mount ka kapitenuar edhe Chelsea në dy nga katër paraqitjet e tij në Kupën FA këtë sezon.

Unë përpiqem të drejtoj dhe të jem një lojtar i madh,” tha Mount.

“Edhe pse jam i ri, unë dua të ndikoj, të fitoj ndeshje dhe të fitoj trofe.”

“Që shumë i ri, unë vendosa qëllimin që doja të bëja ekipin e parë dhe nuk lashë asgjë të ndikonte tek unë. “

Ai tregon se nuk ka lejuar askënd ti thoshte se nuk do të ndodhte.

Gjithashtu ai gjithmonë i thoshte vetes se do ta bënte. Ky ka qenë gjithmonë fokusi dhe mentaliteti i tij.

Rreth 21,000 njerëz do të lejohen brenda stadiumit kombëtar të Anglisë si pjesë e një ngjarje pilot për të provuar kthimin e turmave të mëdha në vendet.

Ndeshja luhet sot në orën 18:15.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme