Manchester united arrinë në finale pavarsisht humbjes.

Manchester United arriti në finalen e parë me Ole Gunnar Solskjaer por humbën rekordin e tyre të fitoreve të pamposhtura në shtatë ndeshje pas humbjes së djeshme me Romën.

Edinson Cavani shënoi dy gola për United në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales.

Uruguajani hapi rezultatin me një përpjekje të shkëlqyeshme në pjesën e parë në minutën e 31′.

Në pjesën e dytë ai goditi rrjetën me një top të mirë me kokë nga pasimi i shkëlqyeshëm i Bruno Fernandes.

Roma kërcënoi një rikthim kur ish-sulmuesi i Manchester City Edin Dzeko shënoi golin e tij të nëntë kundër United në minutën e 57′ duke barazuar rezultatin.

Tre minuta më vonë Bryan Cristante e coj rezultatin në avantazh pas një top të goditur me zgjuarsi drejtë rrjetës.

Italianët shënuan golin e fitores kur një top i ulët e Nicola Zalewski hyri nëpër këmbët e David de Gea pasi bëri një devijim nga Alex Telles.

Fitorja totale 8-5 përfundon një seri prej katër humbjesh gjysmëfinale për United nën Solskjaer.

Ngelet për tu parë takim me Villarreal, i cili nokautoi Arsenalin.

United nuk kanë fituar asnjë trofe që nga triumfi i tyre i fundit në këtë garë në 2017.

Jose Mourinho ishte menaxheri që arriti atë sukses të në United dhe ai do të jetë përgjegjës për ringjalljen e fatit të Romës sezonin e ardhshëm.

Shefi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, duke folur për ‘BT Sport’ tha:

“Ndihet mirë të jesh në finale. Ne luajtëm një gjysmëfinale shumë të mirë në Old Trafford e cila na ndihmoj. Jam i zhgënjyer që kemi humbur, sidomos mënyra se si luajtur në pjesën e dytë.”

“Ishte një lojë e çuditshme. Ne vazhdimisht u jepnim topin por për fat të mirë ne kemi një nga portierët më të mirë në botë. Ne jemi në finale dhe po presim me padurim 26 maj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme