Manchester city hap bisedimet për marrëveshje me..

Planet e Raheem Sterling për një marrëveshje të re 320,000 £ në javë  vihet në pritje për momentin ndërsa Manchester City i jep përparësi bisedimeve të kontratës me tre yjet e tyre kryesorë. 

Sterling, i cili aktualisht fiton 275,000 në javë, u nda nga agjenti i tij Aidy Ward në janar.

Ward kishte përfaqësuar Sterling që kur ishte adoleshent në Liverpool dhe ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Mediat e huaja raportojnë se Man City ka kthyer vëmendjen e tyre në negociatat për marrëveshje e reja për Kevin De Bruyne, Fernandinho dhe Sergio Aguero.

De Bruyne,është në krye të listës, dhe Manchester Cityështë në kërkim të lidhjes së një marrëveshje të re pesë-vjeçare që do ta bënte te qëndronte atë në Etihad deri në verën e 2026.

Ndërsa me marrëveshjen e tyre që skadojn në 2023  Fernandinho dhe Aguero të dy do rishohin kontratat e tyre aktuale këtë verë,ku braziliani Fernandihno ndihet I pasigurt nëse ai do të vazhdojë të luajë përtej këtij sezoni.

 Ndërkohë Aguero I cili që prej 2011 luan me Manchester City, këtë sezon ka shënuar vetëm një herë pasi vazhdon te vuaj nga dëmtimet e muskujve dhe City me sa duket nuk janë të gatshëm të përputhen me pagën e tij aktuale 230,000 £ në javë duke pasur parasysh problemet e tij të përsëritura të muskujve që kur është bashkuar me klubin.

Sterling dhe De Bruyne edhe njëherë kanë performuar shkëlqyer këtë sezon ndërsa City mbetet në rrugën e duhur, me anglezin në 12 gola dhe nëntë asistime, ndërsa belgu është në shtatë gola dhe 16 asistime të mëdha këtë sezon.

Sfidat mëtë madhe me të cilat do përballet City do ndodhin në muajin prill,

Pasi ata u përballën me një çerek finale të Champions League kundër Borussia Dortmund të Erling Haaland me fitoren e ktyre te fundit 1-0.

Ndeshje të ndërlikuara të ligës I presin kundër Leicester dhe Leeds, një gjysmëfinale e Kupës së FA kundër  Chelsea dhe në fund një finale e Kupës Carabao kundër Tottenham.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme