Manchester city feston, Psg në lotë…

Manchester City arriti finalen e parë të Champions League pasi ata mbrëmjen e djeshme fituan kundër Paris St-Germain në Etihad Stadium.

Loja u luaj në dëborë që ishte dicka jo sezonale, ylli Riyad Mahrez arriti të shënonte dy herë.

Goli parë erdhi në minutën e 11′, kështu ata zgjatën epërsinë e tyre 2-1 nga ndeshja e parë në Paris.

PSG pësoi një goditje serioze para fillimit të ndeshjes pasi sulmuesi i tyre Kylian Mbappe qëndroj në stol për shkak të dëmtimit.

Tek ata nuk mungonin përpjekjet e vazhdueshme dhe kishin shpresë kur u dha një penallti në fillim të ndeshjes pasi Oleksandr Zinchenko ceku topin me dorë.

Neymar u përpoq por Manchester City siguroj një mbrojtje të mirë, kështu që skuadra e Mauricio Pochettino nuk mund të gjente një mënyrë që të çante përmes.

Mahrez shënoj golin e fitores në pjesën e dytë kur ai mori një top nga Phil Foden dhe e goditi në shtyllën e largët për të përfunduar në mënyrën më të mirë ndeshjen.

PSG, humbi përqëndrimin pasi dhe Angel di Maria iu dha një karton i kuq në minutën e 69′ për një ngatërresë të pakuptimtë me Fernandinho.

City ishte në kontroll të plotë, duke shmangur rrezikun e mëtejshme për të vendosur finalen e Champions League, që ata dhe menaxheri Pep Guardiola kanë dëshiruar, ose kundër Chelsea ose Real Madrid në Stamboll më 29 maj.

Festimet kur Manchester City shënoi dhe kur bilili ra në fund të ndedhjen ilustruan rëndësinë e asaj që kanë arritur këta lojtarë dhe Guardiola.

Guardiola dhe City kanë qenë gjithnjë në rregull për të fituar tituj të vendit, me titullin e tij të tretë në Premier League një formalitet që mund të konfirmohet me fitore kundër Chelsea këtu të Shtunën.

City ka treguar pjekuri dhe zhvillim të madh këtë sezon, duke ruajtur qetësinë e tij kur ishte nën presion ndaj Borussia Dortmund në tetë të fundit.

Gjiithashtu i mbijetoi PSG në Paris gjashtë ditë më parë për t’u rikuperuar për një fitore të jashtëzakonshme.

Champions League është konsideruar gjithmonë si konfirmim se Manchester City ishte një superfuqi evropiane, tani kjo skuadër e klasit të lartë do të ketë mundësinë të konfirmojë atë status në Stamboll.

Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola tha:Unë jam tepër krenar dhe mendimet e mia ngelen tek lojtarët që nuk luajtën sot. Ata të gjithë meritonin të luanin, të gjithë kanë dhënë një kontribut dhe tani është koha ta shijojmë atë. Ne kemi për të fituar kampionatin dhe kemi dy ose tre javë për t’u përgatitur për finalen.”

Njerëzit besojnë se është e lehtë për të arritur në finalen e Champions League. Dalja në finale tani tregon punën tonë që kemi bërë në katër ose pesë vitet e fundit.”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme