Liverpool nënshkruan qëndërmbrojtësin e RB Leipzig…

Liverpool ka rënë dakord të nënshkruajë qendërmbrojtësin Ibrahima Konate nga RB Leipzig për 35 milion £ për një periudhë afatgjate.

“Është një moment vërtet emocionues për mua dhe familjen time,” tha Konate, kontrata e të cilit do të filloj nga 1 korriku.

Konate është pjesë e skuadrës së Francës për Kampionatin Evropian Uefa U-21, i cili fillon të hënën.

Mbrojtësi filloi karrierën e tij në Francë me Sochaux, bëri 21 paraqitje për RB Leipzig këtë sezon pasi ata përfunduan të dytët në Bundesliga.

Tani për tani, fokusi im është në Kampionatin Evropian Under-21 me Francën, por pas këtij kompeticioni unë e di që do të futem në një nga ekipet më të mira në botë dhe kjo më jep një ndjenjë të shkëlqyeshme,” tha Konate.

Ardhja e tij do të ndihmonte në përforcimin e një linje mbrojtëse që pësoi mungesa nga lëndimet e qendërmbrojtësve Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip gjatë sezonit.

Mesfushorët Fabinho dhe Jordan Henderson u përdorën si mbrojtës të improvizuar qendrorë, ndërsa Liverpool e përfundoi fushatën me një dy qendërmbrojtësit 24 vjeçarin Nathaniel Phillips, dhe 20 vjecarin Rhys Williams.

Liverpool siguroi një vend në Champions League me një fitore ndaj Crystal Palace në ditën e fundit të sezonit pasi u renditën të tretët në Premier League.

Marrëveshja për Konate do të thotë që Liverpool do të përjashtoj mundësinë të nënshkruaj mbrojtësin Ozan Kabak.

Liverpool kishte mundësinë për të nënshkruar 21-vjeçarin Kabak për 18 milion £.

Ata lajmëruan ndërkombëtaren turke për synimet e tyre për marrëveshjen e Konate dhe tani ai po flet me klube të tjera.

Total
53
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme