Liverpool lë dëshpërimisht fushën në anfield!

Sfida e Liverpoolit në Champions League përfundoi me zhgënjim pasi Real Madrid mbrojti fortë rrjetën e tij duke mbajtur larg skuadrën e Jurgen Klopp në një barazim pa gola në Anfield.

Real arriti në Anfield pas epërsisë 3-1 nga ndeshja e parë dhe ndërsa ata përfundimisht ruajtën qetësishtë rrjetën e tyre, ndërkohë Liverpool humbi disa rasteve të mira në pjesën e parë.

Mohamed Salah gjuajti drejt portierit të Realit Thibaut Courtois por pa sukses, i cili gjithashtu shpëtoi mirë nga mjë top i James Milner, në momentet e hapjes.

Georginio Wijnaldum ishte gjithashtu fajtor për shpërdorimin e një mundësie për të ushtruar presion të paktën në anën e Zinedine Zidane.

Shansi më i mirë i Realit ishte kur Benzema goditi një top që u dërgua në shtyllë.

Ndërsa Courtois përëri më vonë arriti të bllokonte goditjen me kënd të Roberto Firmino pas pushimit.

Liverpool u duk që pas pjesës së parë mori fund dhe Reali mbrojti me kundërshtim dhe qëndresë fitoren dhe krijoi një takim me një tjetër skuadër të Premier League me Chelsea të Thomas Tuchel.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme