Lille ngjitet në krye të Ligue 1 duke lënë mbrapa dhe psg

Burak Yilmaz shënoi dy herë kur Lille ishte duke humbur, për të mposhtur Lyon dhe për të shkuar në krye të Ligue 1.

Ish sulmuesi i Leicester, Islam Slimani i dha epërsinë Lyon në pjesën e parë me një gol në këndin e sipërm para se autogoli i Jose Fonte të conte rezultatin 2-0.

Yilmaz shënoj pak para pushimit në pjesën e parë me një goditje të shkëlqyer nga distanca.

Jonathan David barazoi nga distancë e afërt në minutën e 60′.

Yilmaz më pas rrëmbeu një top duke shënuar fitore dramatike pesë minuta nga mbarimi ndeshjes duke cuar rezultatin 3-2 për Lille.

Fitorja bën që Lille të kalojë një pikë siper PSG në krye me katër ndeshje të mbetura.

Monaco ndodhet në të tretin, një pikë më larg PSG.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme