Lille iu deshë një dekad për të arritur këto Rezultate…

Lille i është afruar më tepër se kurrë titullit të tyre të parë në Ligue 1 pas 10 vitesh.

Ishin dy golat e Burak Yilmaz që i dha atyre avatanzhin dhe i frymëzoi ata për një fitore 3-0 në Lens me 10 lojtarë në fushë.

Yilmaz shënoi një penallti që në minutat e para të ndeshje.

Clement Michelin i Lens u largua nga fusha pas dy kartona të verdhë brenda 35 minutash.

Vizitorët u qetësuan pas golit të dytë të Yilmazit në minutën e 40′.

Ishte 21 vjeçari Jonathan David që shënoj golin përfundimtarë të fitores pas pushimit në minutën e 60′.

Me dy ndeshje të mbetura, Lille është katër pikë përpara Paris St-Germain, i cili ka një lojë në dorë për të luajtur me Rennes.

Lille, u kurorëzua për herë të fundit në 2011, po kërkon të bëhet klubi i dytë, pas Monakos në 2016-17, përveç PSG-së që fiton titullin e Ligue 1 që nga viti 2013.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme