Leeds mahnitë me formën e shkëlqyer në ndeshjen kundër burnley…

Leeds United vazhdoi të ruaj formën e shkëlqyeshme në fund të sezonit të tyre të parë në Premier League me një fitore mbresëlënëse ndaj Burnley.

Mateusz Klich shënoj golin e parë të avantazhit pak para së të mbaronte pjesa e parë.

Jack Harrison goditi me lehtësi topin e marrë nga Ezgjan Alioskit për të shënuar golin e dytë në minutën e 59′.

Zëvendësuesi Rodrigo më pas shënoi dy gola me tre minuta diferencë të përfunduar ndeshjen me një fitore të mirë.

Rezultati tregon që Leeds ka humbur vetëm një herë në nëntë ndeshje në kampionat.

Burnley konfirmoi sigurinë e tyre në Premier League me fitoren ndaj Fulham të hënën dhe duke bërë një fillim premtues.

Charlie Taylor i Burnley pati mundësi të shënonte pas një kalimi të Raphinha dhe braziliani gjithashtu u përpoq me një goditje instiktive me kokë përpara hapjes së Klich.

Pas ndeshjes, shefi i Burnley, Sean Dyche konfirmoi se një raport do t’i shkojë Shoqatës së Futbollit pas një incidenti në fushë midis Dwight McNeil dhe Ezgjan Alioski.

Leeds po i japin fund fushatës së tyre të parë në Premier League në 16 vjet duke treguar një formë të shkëlqyeshme.

Bamford kishte shkuar më afër rrjetës në fillim të ndeshjes por ishte topi i Klich qe do të përfundonte në rrjetë duke i dhënë fund rezistencën së Burnley.

Rodrigo zëvendësoi Bamford, i cili nuk ishte në gjendje të çonte më tej ndeshjes, dhe u dukë që ky ishte vendim i duhur.

Burnley i lodhshëm nuk ishte në gjendje të rezistonte lëvizjeve të mprehta të nënshkrimit të verës prej 26 milion £ nga Valencia të Rodrigos.

Por 24 vjeçari Harrison, ishte padyshim interpretuesi më i mirë pasi ai shënoi një gol, si dhe dy asistime për Rodrigo.

Presioni tani ka mbaruar për ekipin e Dyche Burnley, pasi një sezon të gjashtë radhazi në Premier League u sigurua me tre ndeshje për të luajtura këtë javë.

Është një arritje e jashtëzakonshme pêr një klub që shpenzoi vetëm rreth 1 milion £ për një sezon të mbingarkuar nga pandemia e koronavirusit.

Në të vërtetë, duke pasur parasysh sfidat e paraqitura, Dyche tha se kjo ishte “më e suksesshmja” e fushatave të fundit të Clarets, duke veçuar kualifikimin për në Evropë për herë të parë në 51 vjet në 2018.

Sidoqoftë, ai do të shpresojë që rikthimi i 3,500 tifozëve për vizitën e së mërkurës në Liverpool të mund të frymëzonte Burnley për të përmirësuar formën e tyre në shtëpi.

Ata kanë mbledhur më shumë pikë larg shtëpisë sesa në mungesë të tifozëve.

Përveç një shfaqje jo të mirë të ekipit, performanca e mbrojtësit të majtë Taylor ofroi pozitivtet për Dyche.

Shefi i Burnley, Sean Dyche, tha për median tha: “Ne patëm një rezultat të madh të hënën. Ne u dhamë lojtarëve dhe disa ditë pushimi dhe rifilluam me kaq shkëlqim.”

“Ne kemi rreth 20 lojtarë dhe ka pasur raste kur kemi pasur shtatë dëmtime, kështu që ka qenë pak e vështirë

“Ne kemi marrë 39 pikë dhe kemi fituar të drejtën për të qenë në Premier League. Më pëlqen shumë rekordi i klubit për të qenë në sezonin e Premier League në sezon.”

Shefi i Leeds United, Marcelo Bielsa tha për median:

Në fillim ishte e vështirë për ne të mbizotëronim lojën. Ata kishin dominimin por në pjesën e parë nuk pësuam shanse dhe sulmuam mirë. Në pjesa e dytë ne ishim më efikas, por gjithashtu pësuam edhe disa raste ”.

Leeds udhëton për në Southampton të martën në 19:00 të mbremjes, ndërsa Burnley mirëpret Liverpool të Mërkurën në 21:15.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme