Laçi thyhen tiranën…

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0, Tiranën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Gjuajtja e Mazrejkajt nga goditja e këndit në minutën e 66-të, e cila pas një devijimi nga Najdovski, përfundoi në rrjetë, duke i dhënë fitoren Shpëtim Duros.

Një fitore e madhe kjo për bardhezinjtë të cilët tashmë e shikojnë veten në vendin e tretë me 60 pikë, 2 më pak se Partizani dhe Teuta që mbajnë kryesimin.

Nga ana tjetër, Tirana djeg mundësinë për t’u kualifikuar në Europë në fund të sezonit, pasi qëndrojnë në kuotën e 54 pikëve, 6 pikë më pak se zona e Europës, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme