Kukësi do jetë me dy mungesa në ndeshjen me Tiranën…

Pas Nurman Kurdiçit, i cili do të mungojë për Kukësin përballë Tiranës për shkak të numrit të kartonëve,

Josa duhet të përgatitet edhe pa Mate Tsintsadzen.

Gjeorgjiani ka shfaqur një problem në këmbë dhe ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore me ekipin dhe është thuajse e pamundur që të rikuperohet në kohë për sfidën e së shtunës.

Sa i përket pjesës tjetër të lojtarëve, nuk raportohen probleme, ndërkohë që tekniku do të ketë gati edhe shërbimet e sulmuesit Godberg Kuper.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme