Krutanët do ishin të kënaqur dhe nesë merrnin veç një pikë…

Ditën e nesërme, Kastrioti do të luajë përballë Partizanit, për javën e 28-të të Superligës shqiptare.

Krutanët janë në një fazë delikate të kampionatit, pasi u duhen pikë për të qëndruar në Superiore.

Në prag të ndeshjes së nesërme trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu doli në një prononcim për mediat ku u shpreh se do të ishte i kënaqur dhe nese merrte një pikë në fund të kësaj ndeshje.

‘’Në ndeshjen ndaj Partizanit duhet të jemi të kujdesshëm pasi kemi përballë një kundërshtarë që është ndër më të fortët.

Kjo gjë na motivon shumë dhe kam besim se lojtarët do ta vlerësojnë këtë ndeshje, do tregohen të kujdesshëm dhe do të japin maksimumin.”

Duhet të mendojmë që në ndeshjet e fundit nuk ka vend për gabime, koha vjen duke u zvogëluar dhe duhet të jemi të kujdesshëm.”

Ne jemi skuadër që kemi treguar se jemi shumë të mirë, pavarësisht luhatjeve që i kam deklaruar që në fillim, të cilat vijnë si pasoje e mospasjes stabilitet’’, e mbylli fjalën e tij tekniku Ndreu.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme