Kevin porter Jr është me i riu në moshë me këtë arritje…

Feb 29, 2020; Cleveland, Ohio, USA; Cleveland Cavaliers guard Kevin Porter Jr. (4) reacts after committing a foul during the second half against the Indiana Pacers at Rocket Mortgage FieldHouse. Mandatory Credit: Ken Blaze-USA TODAY Sports

Houston shënoi një fitore 143-136 ndaj Milwaukee Bucks, me Kevin Porter Jr duke bërë histori gjatë rrugës.

Lojtari 20-vjeçar shpërtheu për 50 pikë dhe 11 asistime, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e NBA që arriti në 50 pikë, 10 asistime.

Kjo më parë është arritur nga LeBron James, në moshën 23-vjeçare.

Porter shënoj duke qëlluar 16-për-26 nga fusha dhe 9-për-11 nga linja e gjuajtjeve të lira.

Ai është vetëm lojtari i katërt në historinë e NBA që arriti 50 pikë para se të bënte 21 vjeç, duke iu bashkuar James, Devin Booker dhe Brandon Jennings.

Porter Jr. është shfaqur si një perspektivë premtuese për rindërtimin e Rockets.

Porter ka mesatarisht 15.2 pikë, 6.2 asistime dhe 3.8 kërcime gjatë 22 ndeshjeve me Houston këtë sezon.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme