Kevin de Bruyne Pëson dëmtime serioze në ndeshjen e mbrëmshme…

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne pësoi një thyerje të hundës dhe gropës së syve në humbjen e finales të Champions League kundër Chelsea.

29-vjeçari u zëvendësua në minutën e 60-të nga Gabriel Jesus pas një përplasjeje me Antonio Rudiger.

“Ndihem mirë tani. Ende i zhgënjyer për ndeshjen e djeshme por padyshim ne do të kthehemi,” shkroi ai në Twitter.

De Bruyne u emërua në skuadrën e Belgjikës për Euro 2020, me ndeshjen e parë të vendit të tij në 12 qershor kundër Rusisë.

Nuk ka ende ndonjë njoftim nëse mesfushori do të jetë i aftë për ndeshjen në Shën Petersburg ose nëse dëmtimet e tij kërcënojnë pjesëmarrjen e tij në pjesën tjetër të turneut.

City humbi finalen në Porto kundër Chelsea falë golit të Kai Havertz në minutën e 42-të.

Total
23
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme