Juventus mund Atalanta-n në finalen e coppa italia!

Goli përfundimtarë i Federico Chiesa i dha Andrea Pirlo trofeun e tij të parë të madh si menaxher ndërsa Juventus mundi Atalanta në finalen e Coppa Italia.

Chiesa, i cili më parë kishte goditur shtyllën nga një top i bukur i dhënë prej Cristiano Ronaldos, shkëmbeu pasime me Dejan Kulusevski për të fituar një Kupë të 14-të të Italisë për Juve.

Kulusevski i dha Juventusit avantazhë në pjesën e parë në minutën 31′.

Por 10 minuta më vonë Ruslan Malinovskyi i Atalantës barazoj rezultatin.

Finalja u luajt para 4,300 tifozëve në stadiumin Mapei të Sassuolo.

Ishte ndeshja e parë e futbollit në Itali që luhej para mbështetësve për më shumë se një vit, pasi vendi u godit rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Juventusi, ndodhej i pesti në Serie A me një ndeshje të mbetur, po përballej me perspektivën e një sezoni të parë pa një trofe të madh në një dekadë pasi shefi i ri Pirlo verën e kaluar mori drejtimin dhe ende nuk ishte aty ku duhej.

Por ata krijuan shanse më të mira kundër Atalanta-s që nuk ishin në gjendje të shtojnë triumfin e tyre që prej kupës në 1963.

Ata humbën një finale të dytë në tre sezone pas humbjes së tyre nga Lazio në 2019

Atalanta filloi mirë pasi Jose Luis Palomino çoj një top drejt Gianluigi Buffon, por pa sukses për të shënuar.

Kulusevski u përkul në një përpjekje fantastike për herë të parë për t’i dhënë Juves epërsinë.

Malinovskyi barazoj për Atalantën, por Chiesa i dha fitoren Juventusit.

Atalanta nuk u shfaqë kërcënuese në pjesën e dytë dhe zhgënjimet e tyre u shtuan më tepër pasi Rafael Toloi, i cili ishte zëvendësuar disa minuta më parë, u dërgua jashtë me një katron të kuq.

Total
3
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme