FutbollKryesore

Julen Lopetegui shfaq rezultatet e rikthimit…Sevilla drejt finales së Evropa League.

Julen Lopetegui më në fund ka rindërtuar reputacionin e tij, duke rikthyer Sevilla-n në një finale të gjashtë të Evropa League në 14 vjet lojë. Trajneri i Spanjës u shkarkua nga posti dy vjet më parë,vetëm një hap larg Kupës së Botës.

Rikthimi për herë të parë që prej vitit 2016 në finalen e ndeshjeve të klubeve të niveleve të dyta, serviret si një justifikim i ëmbël për të .

Makthi i muajve të vitit 2018 kërcënoi të prishë një karrierë stërvitore,e cila kishte lulëzuar deri në momentin e shkarkimit të tij pak para Kupës së Botës në Rusi. Spanja ishte në një sulm të pamposhtur prej 20 ndeshjesh, por pranimi i ofertës së punës në Real Madrid nga Julen, ndërsa ai ishte akoma i punësuar nga kombëtarja nuk u mirëprit nga Presidenti Federativ Spanjoll Luis Rubiales, i cili e shkarkoi në ndeshjen e hapjes kundër Portugalisë.

Lopetegui realizoi vetëm 14 ndeshje në Real dhe u pushua përsëri në Tetor 2018. Ai ishte jashtë derisa Sevilla i ofroi një shans për shpagimin e largimit në Qershorin e vitit të 2018.

Sidoqoftë, 53-vjeçari ka bashkuar një skuadër që është vështirë të mposhtet, kjo dëshmohet dhe në rekordin prej 20 ndeshjesh të fituara përpara izolimit 3-mujor për shkak të pandemisë. Vetëm Real Madrid dhe Atletico kanë pasur rekorde më të mira mbrojtëse në La Liga këtë sezon.

Për drejtorin sportiv Monchi, Lopetegui ka qenë një zbulim.

“Gjithmonë do të ketë dyshime derisa ta njohësh vërtet trajnerin,” i tha ai të përditshmes spanjolle Marca. “Juleni më befasoi. Të gjithë më thanë që ishte shumë profesionist dhe ai e vërtetoi këtë pohim. Kur shoh dikë me aftësitë e tij , unë dashurohem dhe jam shumë i lumtur që punoj me të.”

Pavarësisht se kishte një rekord të përsosur në pesë finalet e tyre të fundit në Evropa League, Lopetegui pranoi se Sevilla u përball me kundërshtarë “të kalitur për të luajtur në Champions League”.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi krijuar bazamentin tonë të fortë,” tha ai. “Ekipi pati mundësinë të zhvillohet dhe të kapërcejë pengesat për shkak të punës së tyre të palodhur, solidaritetit dhe shpirtit të skuadrës”.

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.