FutbollKryesore

Ish-sulmuesi i Chelsea Demba Ba, bën thirje për muslimanët e Ujghur në Kinë.

Ish-sulmuesi i Chelsea, Demba Ba u ka bërë thirrje futbollistëve që të ngrihen për muslimanët e  Ujghurit dhe të dënojnë sjelljen e Kinës ndaj grupit të pakicave, pavarësisht nga pasojat financiare.

Kina ka mohuar keqtrajtimin e këtij grupi dhe ka thënë se shumë kampe në Ujghur ofrojnë aftësim profesional dhe janë të nevojshme për të luftuar ekstremizmin.

Ba është  vetë musliman nga Senegal i cili ka përjetuar të paktën një incident të abuzimit racist gjatë kohës që luante për anën kineze Shanghai Shenhua në vitin 2018.

“Kur do të shohim që pjesa tjetër e botës të qëndrojë për muslimanët..? Unë duhet të përpiqem të organizoj diçka në mënyrë që lojtarët e futbollit të bashkohen dhe të flasin për këtë çështje ndërkohë sepse jo shumë njerëz e dëshirojnë atë.Unë e di se ka futbollistë që duan të luftojnë për drejtësi. Si atletë, ne kemi një fuqi që ne as e dimë. Kur bashkohemi dhe flasim, gjërat ndryshojnë. Kur ngrihemi, njerëzit vijnë me ne” – ka thënë Demba Ba për BBC

Mesfushori i Arsenalit Mesut ilzil, një musliman gjerman me origjinë turke, vitin e kaluar i quajti Ujghurs “luftëtarë që i rezistonin përndjekjes” dhe ka kritikuar si reagimin e ashpër nga Kina po ashtu dhe heshtjen e muslimanëve kudo tjetër në botë.

Si një presion kundrejt fjalëve të Ozil ,CCTV kanali shtetëror transmetoi ndeshjen e Arsenalit kundrejt Manchesterit,jashtë orarit.

Ba, 35 vjeç, i cili tani luan për klubin turk Stamboll Basaksehir, beson se lojtarëve u bëhet presion që të heshtin për çështje të tilla.

“Arsenali foli për çështjen e jetës së zezë, por kur erdhi fjala në Ujghur, Arsenali nuk donte të fliste për këtë për shkak të presionit dhe ndikimit ekonomik,”

“Kur ka përfitime financiare, disa njerëz mbyllin sytë. Paraja ka më shumë vlerë sesa vlerat reale. Unë mendoj se klubet bëjnë shumë presion te lojtarët që të mos marrin pjesë, por si  mund ta bësh këtë kur e sheh padrejtësinë me sytë e tu? Shiko. “- përfundoi Demba Ba

Këtë gjë e ka provuar dhe Shoqata Kombëtare e Basketbollit e SHBA, ku ka thënë se kishte pësuar humbje të konsiderueshme financiare në Kinë, pasi një zyrtar i Houston Rockets në Twitter kishte mbështetur protestat anti-kineze në Hong Kong Tetorin e kaluar, duke zemëruar Pekinin.

Tag

Artikuj relativë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U gjet bllokuesi reklamave

Të lutem, konsidero të çaktivizosh bllokuesin e reklamave për të na mbështetur.