interi nuk shpreh interes për kËTë lojtarë shqIpëtar!!

Interi po përballet me një periudhë eksploruese në këtë fazë për sa i përket merkatos, ku po shohin me shumë kujdes të gjitha mundësitë.

Skuadra e Antonio Kontes tashmë është bërë një destinacion i pëlqyer dhe i dashur nga shumë lojtarë dhe menaxherë.

Një grup që ka filluar të rritet, që drejtuesit interistë do të bëjnë gjithçka për ta vazhduar po kështu edhe ne vitet e ardhshme.

Pikërisht për këtë arsye, ditët e fundit Interi ka marrë një telefonatë të rëndësishme nga agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.

Konsiderohet një profil i vlefshëm, por duket se administratori interist Xhuzepe Marota është përgjigjur menjëherë negativisht.

Edhe pse drejtuesi italian e vlerëson, me shumë diplomaci i është shprehur se po kërkon një profil tjetër për krahun e majtë.

Për më shumë, Interi në atë rol ka edhe Mateo Darmianin, i cili konsiderohet nga Konte si një “xhol” duke qenë se luan në të majtë, në të djathtë dhe në qendër.

Në “pole position” për shqiptarin duket se tashme është Roma, sidomos nëse Sarri do të bëhet trajner i tyre.


Interi, megjithatë, nuk do të heqë dorë nga një modifikim në mbrojtje, në prag të sezonit të ardhshëm, me Ranokian dhe Kolarovin të destinuar të largohen nga Milanoja dhe, sipas medias janë dy emrat në krye të listës së dëshirave të Marotës dhe drejtorit sportiv Piero Auzilio.

Së pari Nikola Milenkoviç, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Firencja në fund të sezonit dhe çmimi i tij është në rënie dhe për momentin arrin 25 milionë euro.

Së dyti Nikola Maksimoviç i cili është në përfundim të kontratës me Napolin.

Kandidatura e tij është prej kohësh në vëmendjen e Marotës dhe Auzilios, por e interesuar është edhe Lacio.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të ngjashme